Nga 1 shtatori Shqipëria me internet 4G
Tiranë, 19 maj - Qytetarët e Shqipërisë nga 1 shtatori do të kenë mundësi të lundrojnë më lehtë dhe më shpejt në internet, falë teknologjisë 4G.
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Piro Xhixho gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të Parlamentit të hënën, tha se kompanitë celulare do të kenë mundësi të ofrojnë për klientet e tyre këtë teknologji duke nisur nga shtatori.
Xhixho vuri në dukje se në vitin 2014, janë përdorur 3.5 milionë karta SIM nga qytetarët shqiptarë, ndërkohë fitimet e kompanive janë reduktuar me 13 përqind.