25 Dhjetor 2024

“New York Times” sulmohet nga hackers-at kinezë

New York, 31 janar - Gazeta amerikane “New York Times” ka njoftuar se, faqja e saj zyrtare në internet  ka qenë objekt sulmi nga disa hackers-a kinezë muajt e fundit.

Thuhet se sulmet kanë nisur fill pas një artikulli në të cilin shkruhej se kreu i qeverisë kineze, Wen Jiabao, kishte grumbulluar një pasuri prej miliadra dollarësh.

Hackers-at përdorën metodën e njohur që përdoret edhe nga ushtria kineze, e cila korrupton sistemin e postës elektronike për të grumbulluar sa më shumë të dhëna konfidenciale.

Ministria e Jashtme kineze reagoi menjëherë pas akuzave, duke i quajtur ato të pavërteta. Ajo mohoi përfshirjen e Kinës në sulmet ndaj “New York Times” duke shtuar se edhe faqet qeveritare në vendin komunist sulmohen nga hackers-at. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)