Nevada hap dyert e kazinosë së parë në internet
New Jersy, 3 maj - Nevada është bërë shteti i parë amerikan, që do të lejojë banorët të luajnë poker online me para.
Pokeri online është legalizuar në SHBA në shkurt. Dhe shtetet në të gjithë SHBA-në, ndoshta duke filluar me New Jersy dhe Delauerin, duken se po ndjekin shembullin e Nevadës.
Bordi i Kontrollit të Lojërave në Nevada ka lëshuar një licencë 30-ditore, që do të lejojë faqet e internetit të konkurrojnë për klientët, me faqen e parë UltimatePoker.com.
Bastet online pritet të gjenerojnë miliarda dollarë për autoritetet amerikane.
SHBA-së, që do të thotë se autoritetet amerikane nuk marrin taksa nga këto uebfaqe.
Lojërat e fatit në internet u ndaluan nga Kongresi në vitin 2006, por shtetet në të gjithë SHBA-në tani shpresojnë për rregulla më të lehta.
Fillimisht, do të luhet vetëm poker online. UltimatePoker është një degë e kazinove Station, e cila operon 16 kazino në Las Vegas.