Nënkryetar i Samsung përfshihet në një skandal korrupsioni
Seul, 17 janar - Prokurorët në Korenë e Jugut kanë kërkuar urdhër arresti për trashëgimtarin e konglomeratit më të madh në vend, Samsung.
Prokurorët ngritën një padi penale kundër trashëgimtarit të Samsung, Lee Jae-yong, aktualisht zëvendëspresident i kompanisë, i cili do të merret në pyetje si i dyshuar në lidhje me një skandal korrupsionit rreth presidentes së vendit, Park Geun-hye.
Ai akuzohet për dhënie ryshfeti ndaj një njeriu të besueshëm të presidentes Park në shkëmbim të shkrirjes së dy filialeve të Samsung në një, në vitin 2015.
Lee, është aktualisht nënkryetar i Samsung Elektroniks. Por, pas sulmit në zemër që pësoi babai i tij, Lee Kun-hee në vitin 2014, ai konsiderohet de facto shef i të gjithë konglomeratit Samsung Group.