NEC hedh në treg baterinë e përthyeshme
Tokio, 8 nëntor - Pas pothuajse dhjetë vitesh kërkimi dhe optimizimi, është tashmë gati për tregun bateria e përthyeshme e prodhuar nga NEC.
Brenda 2013-s kompania japoneze do të hedhë në treg një seri me produkte të reja dixhitale, mes së cilave edhe celularë dhe karta elektronike.
Kompania japoneze ka nxjerrë sot në Tokio versionin e fundit të Organic Radical Battery (Orb), bateria e së ardhmes, e karrikueshme dhe e hollë sa një fletë letre, me një trashësi prej 0.7 milimetrash.