Në mars prezantohet Samsung Galaxy S4
Seul, 19 shkurt - Data e lansimit të telefonit të shumëpritur nga Samsung, Galaxy S4, tashmë është bërë gjysmë zyrtare.
Sipas zërave të fundit, thuhet se Samsung Galaxy S4 do të prezantohen gjatë muajit mars, dhe do të fillojë të shitet kah gjysma e muajit prill.
Në mesin e shumë specifikave të cilat disa herë janë përsëritur, pritet të jenë edhe teknologjitë e reja si Eye Scroll dhe Eye Pause, të cilat do ta bëjnë pajisjen edhe më interesante, ndërsa pritet që Samsung Galaxy S4 të bëhet telefoni më i shitur i kompanisë deri më tani.