Në mars mund të ketë pasur jetë

Florida, 10 dhjetor - Sipas analizave që iu është bërë mostrave më të fundit të dherave të marrë nga anija kozmike ''Curiosity'' e NASA-s, jeta ka qenë e mundur në planetin Mars, thuhej të hënën në një seri prej gjashtë artikujsh në revistën "Science".
Sipas analizave që iu është bërë mostrave më të fundit të dherave të marrë nga anija kozmike ''Curiosity'' e NASA-s, jeta ka qenë e mundur në planetin Mars, thuhej të hënën në një seri prej gjashtë artikujsh në revistën "Science".
Shkencëtarët arritën në këtë përfundim kur studimet e bëra treguan gjurmë të ujit, karbonit, hidrogjenit, sulfurit, nitrogjenit dhe fosforit në kraterin Geil, ku u ul "Curiosity" në Mars në 2012-n.
Është hera e parë që këta elemente kryesorë të jetës janë gjetur në Planetin e Kuq.
Ndërkohë që, sipas një raporti, nuk ka asnjë te dhënë të drejtpërdrejtë që të vërtetojë ekzistencën e qenieve marsiane, kushtet të çonin në rritjen e disa baktereve të thjeshta si "chemolithoautotrophs", të cilat e marrin energjinë nga mineralet.
John Grotzinger i Institutit Kalifornian të Teknologjisë thotë se ''ne jemi në gjendje të tregojmë që krateri Geil ka qenë një liqen i lashtë me karakteristikat e përshtatshme për të mbështetur ekzistencën e një biosfere marsiane që bazohet tek elementi chemolithoautotrophs".