25 Dhjetor 2024

Në E-Kioskun e Komunës së Prishtinës nxirren 5 dokumente

Prishtinë, 20 tetor - Pas suksesit të  E-Kioskut në lëshimit e Ekstrakteve të Lindjes në mënyrë automatike, nga sot ky aparat është azhurnuar për t\'i furnizuar qytetarët me 5 lloj dokumente të ndryshme: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.

Me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80-85% dhe lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim të plotë me Agjencionin e Regjistrimit Civil.

Për më tepër, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilat janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, me çka edhe rradhët nëpër sportele do të pakësohen akoma më shumë.

Nga E-Kiosku deri më tash janë lëshuar mbi 4000 ekstrake të lindjes, gjë që ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka zgjuar interesim përveç tjerëve edhe tek ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)