28 Dhjetor 2024

Ndikimi i telefonave mobilë te truri i fëmijëve

Londër, 20 maj - Hulumtuesit britanikë do të bëjnë studimin më të plotë që është bërë ndonjëherë për të parë nëse përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera pa tel ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Studimi do të fokusohet në funksionet mendore, të tilla si kujtesa dhë vëmendja.

Përderisa nuk ka prova bindëse se valët e telefonave celularë prekin shëndetin, deri më sot kërkimet më të mëdha shkencore janë fokusuar te të rriturit dhe rreziku potencial nga kanceri i trurit.

Për shkak të kësaj, shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse truri në zhvillim i fëmijëve është më i prekshëm se truri i të rriturve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)