Ndërpretitet Google news për Spanjën
New York, 11 dhjetor - Gjiganti i teknologjisë me bazë në Shtetet e Bashkuara, Google, ka njoftuar se do ta ndaloj shërbimin e saj Google news për territorin e Spanjës.
Kjo është një kundërpërgjigje e Google ndaj legjislacionit të ri spanjoll, i cili parasheh që Google ti paguaj faqet e lajmeve të Spanjes për shkak të lidhjes së Google me përmbajtjet e faqeve spanjolle.
Ligji spanjoll për pronësi intelektuale, i cili do të hyjë në fuçi nga 1 janari i vitit 2015, ka për qëllilm mbrojtjen e botuesve dhe mediave të shkruara lokale.
Ligji i ri e ka caktuar një taksë për Google.
Google ka njoftuar se shërbimi i lajmeve të këtij gjiganti për Spanjen, do të ndërpritet më datën 16 dhjetor.