26 Dhjetor 2024

Ndalohet shitja e iPhone 4 dhe iPad 2 3G në Amerikë

New York, 8 qershor - Komisioni ndërkombëtar i tregut ka zbuluar së fundi se disa nga pajisjet e Apple, si iPhone 4 dhe iPad 2 3G shkelin patentat e Samsung dhe kështu që mund  të ndalojë importin e këtyre pajisjeve në SHBA. 

Kjo është një fitore e madhe e Samsung-ut në Amerikë dhe do ti jap kompanisë koreano-jugore fuqi shitblerëse kundër Apple. Në çështjen aktuale gjyqësore Apple ka marrë dëmshpërblim prej 1 miliard dollarëve nga Samsung. Megjithatë, çështja nuk është mbyllur ende.

Apple tani ka 60 ditë në dispozicion për të kundërshtuar vendimin ose për të arritur në një lloj marrëveshje me Samsung nëse nuk dëshiron t’i ndalohen shitjet e iPhone 4 dhe iPad 2 3G në tregun amerikan.

Gjiganti teknologjik amerikan pritet të lajmëroj pajisjet e reja në ngjarjen World Wide Developer Conference, e cila mbahet më vonë gjatë këtij muaji. Ndër pajisjet e reja që mund të shohim në këtë konferencë janë iPhone 5S dhe iPad i ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)