22 Dhjetor 2024

NATO-ja përpiqet të forcojë mbrojtjen kibernetike

Tallin, 19 korrik - Estonia ishte një nga vendet e para që u godit nga një sulm kibernetik masiv dhe shumë ekspertë thonë se Rusia qëndronte pas asaj goditjeje.

Në këtë vend balltik tani është Qendra për Siguri Kibernetike e NATO-s, që ka si synim shkëmbimin e përvojave më të mira mes anëtarëve dhe aleatëve. Japonia sapo është bërë anëtare pasi druhet se Lojrat Olimpike të vitit 2020 në Tokio mund të vihen në shënjestër.

Ndërsa anëtarët e NATO-s analizojnë rezultatet e takimit të javës së kaluar në Bruksel, disa ekspertë thonë se i duhet kushtuar më shumë vëmendje këtij kërcënimi në rritje.

Një numër sulmesh masive kibernetike ndaj objekteve kritike të infrastrukturës, përfshirë rrjete energjie dhe komplekese për purifikimin e ujit.

Skenari është imagjinar, një stërvitje kibernetike e njohur si Operacioni Mburojat e Kyçura që është organizuar nga Qendra e NATO-s e Bashkëpunimit për Mbrojtjen Kibernetike në Estoni.

“Bëhet fjalë për konkurrencë miqësore. Por ajo që e radhit si më të madhen e këtij lloji është së pari numri i vendeve që po kontribuojnë. Pastaj ne sjellim më të mirët së bashku që të përballen me njëri-tjetrin dhe të mësojnë se si të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”.

Operacioni Mburojat e Kyçura është thjesht stërvitje, por kërcënimi është real.

“Çdo gjë sot varet nga teknologjia, pra është e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike”.

Në dimër të viteve 2015 dhe 2016, Ukraina pësoi sulme kibernetike ndaj rrjetit të vet të energjisë, ku sistemet iu bllokuan për disa orë. Kievi fajësoi Rusinë, një nga burimet kryesore të sulmeve kibernetike në botë.

Dizinformimi në internet dhe media sociale është një problem në rritje me të cilin përballen qeveritë. Analisti Ben Nimmo.

"Mesa dimë ne, operacioni i ndërhyrjes ruse në Shtetet e Bashkuara filloi në prill 2014 dhe vazhdoi deri në tetor 2017. Pra ka qenë një operacion që zgjati tre vjet e gjysëm me përfshirjen e 100 vetëve, disa mijëra llogari në mediat sociale, mbi 50 mijë llogari të rreme që i amplifikonin ato. Ishte një operacion shumë i gjerë që u amplifikua edhe më shumë nga propaganda shtetërore si RT dhe Sputnik”.

Po a bënë sa ç’duhet udhëheqësit e NATO-s në takimin e tyre për të luftuar këto kërcënime?

“Ata i marrin më seriozisht sesa dy vjet më parë dhe kjo vihet re në vetë deklaratën e takimit, ku për herë të parë përmendet dizinformimi si kërcënim i veçantë dhe si pjesë e një tabloje më të madhe të luftës hibride”.

Që nga viti 2014, parimi kyç i NATO-s për vetëmbrojtjen kolektive, neni 5 mund të përdorer në rast të një sulmi kibernetik ndaj një vendi anëtar. Kundër-përgjigjia mund të përfshijë sanksione, kundër-sulm kibernetik ose edhe përdorimin e forcave konvencionale. Megjithëse kjo e fundit mund të mos ketë shumë gjasa të përdoret, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëron se një sulm kibernetik mund të jetë po aq shkatërrimtar sa edhe një goditje ushtarake konvencionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)