21 Dhjetor 2024

NATO dënoi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Bruksel, 8 shtator - NATO duke e dënuar sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, theksoi se aleatët janë në solidaritet me të.

Në njoftimin e bërë nga NATO thuhet se vendet anëtare i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë, të cilat përgjegjësinë për sulmet ia ngarkojnë qeverisë së Iranit.

"Dënojmë fuqishëm aktivitetet e tilla keqdashëse kibernetike që synojnë dëmtimin e sigurisë dhe destabilizimin e një aleati, si dhe prishë jetën e përditshme të qytetarëve", thekson njoftimi.

Më tej bëhet e ditur se NATO dhe aleatët i japin mbështetje Shqipërisë për të përforcuar mundësitë e saj të sigurisë kibernetike, duke shtuar se NATO do të vazhdojë të përforcojë mbrojtjen e saj kundër kërcënimeve të mundshme kibernetike.

Autoritetet e Shqipërisë në muajin korrik njoftuan se janë përballur me një sulm të madh kibernetik për të cilin dyshohej se ishte i sinkronizuar dhe kryhej nga jashtë vendit.

Shqipëria dje njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si kundërpërgjigje të sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave digjitale.

Ndërsa Irani kishte dënuar vendimin e Shqipërisë dhe kishte mohuar akuzat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilat e konsideronin Teheranin përgjegjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)