NASA zbulon ujë në Hënë
Florida, 27 tetor - NASA, me anë të një bombardimi të kryer vitin e kaluar në Hënë, ka zbuluar disa lëndë kimike të çuditshme në satelitin e Tokës.
Sipas një studimi të publikuar nga revista Science, raketa e përdorur nga NASA ka zbuluar me qindra kg ujë, argjend, zhivë dhe lëndë kimike të tjera të pabesueshme.
Science thotë se gjatë këtij eksperimenti janë zbuluar shumë lëndë befasuese si ujë, monoksid karboni, amoniak, metale me ngjyrë argjendi, etj.
Peter Schultz nga dega e gjeologjisë në Universitetin Brown u shpreh lidhur me kraterin Cabeus në Hënë: Ky vend është si një arkë thesari e elementeve të pazbuluara.