NASA zbulon një planet të ngjashëm me Tokën
Florida, 7 dhjetor - Nasa ka zbuluar përmes vëzhgimeve dy-vjeçare me teleskopin Kepler, një planet të ri, të ngjashëm me Tokën.
Ky planet jashtë sistemit tonë diellor, ka përmasa edhe më të mëdha se Toka dhe shkencëtarët thonë se ai mund të jetë vendi ideal për të jetuar.
Mendohet se ai ka temperaturë të butë në sipërfaqe, rreth 22 gradë Celsius, pra atje nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë dhe uji, substanca e domosdoshme për jetën atje nuk ngrin dhe as nuk vlon.
Planeti i ri, i quajtur Kepler 22-b, ka tipare kryesore të ngjashme me ato të Tokës dhe ai ndodhet në mesin e zonës që astronomët e quajnë zona e flokartës.