25 Dhjetor 2024

NASA zbulon një planet i ngjashëm me tokën

Florida, 7 shkurt - NASA ka bërë disa llogaritje në bazë të të dhënave të marra nga teleskopi Keppler, dhe ka zbuluar se në largësinë 13 vjet dritë mund të ekzistojë një planet i ngjashëm me tokën.

Astronomët në këtë përfundim kanë arritur si rezultat i konkluzionit se 6% e planetëve që gjenden përreth yjeve xhuxhë të kuq janë të përshtatshëm për jetesë.

Kreu i grupit kërkimor, astronomja Courtney Dressing nga Universiteti Harvard, në konferencën e shtypit që organizoi në qytetin Cambridge të shtetit amerikan Massachusetts dha informacione në lidhje me kërkimin e bërë mbi këtë temë.

Yjeve më të vegjël se sa dielli, me ngjyrë të kuqe dhe më të ftohtë e pasivë iu është dhënë emri “Yjet xhuxhë”. Madhësia mesatare e tyre është sa një e treta e diellit dhe ato shkëlqejnë një mijë herë më pak se sa ai. Këto yje janë rreth 3 të katërtat e 75 miliardë yjeve që formojnë galaksinë tonë “Rruga e Qumshtit”.

Duke qenë se ato kanë përmasa më të vogla se sa dielli, bën që ato të krijojnë kushte të përshtatshme jetese për planetët që ndodhen përreth.

Shkencëtarët të cilët nga 95 planetë kandidatë thonë se vetëm 3 kanë ngrohtësinë dhe madhësinë e Tokës, vënë në dukje se nga aspekti statistikor, 6% e të gjithë planetëve që rrotullohen përreth yjeve xhuxhë të kuq, janë planetë të ngjashëm me botën.

Gjithashtu shkencëtarët vënë në dukje se planeti më i përshtatshëm për jetesë ndër tyre është në largësinë 13 vjet dritë prej botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)