NASA zbulon 461 planetë të rinj
Florida, 8 janar - Teleskopi hapësinor i NASA-s, Kepler, pas 22 muajve vëzhgimi në hapësirë ka zbuluar 461 planetë të rinj potencialë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të të njëjtave dimensione si Toka.
Mes planetëve potencialë të zbuluar, është edhe njëri me përmasa edhe njëherë e gjysmë sa Toka, i cili rrotullohet në mënyrë analoge përreth diellit të tij, por në 242 ditë.