NASA thellon kërkimet në Mars
Florida, 21 gusht - Agjencia e Hapësirës në Shtete e Bashkuara, NASA njoftoi se do të dërgojë një robot në Mars në vitin 2016 për të hetuar përbërjen e brendshme të planetit.
Mjeti InSight thuhet se do të transportojë instrumenta për të ekzaminuar gjeologjinë në thellësi të Marsit.
Të gjitha të dhënat e gjetura do t`i informojnë hulumtuesit për gjendjen e brendshme të Marsit sot dhe evoluimin e saj në të ardhmen.
Shkencëtarët thanë se kjo do t`u japë një ide më të qartë për mënyrën e formimit të planeteve-përfshirë Tokën.
InSight thuhet se do të kushtojë 425 milionë dollarë edhe pse kjo shumë nuk përfshin raketën për transportimin e mjetit hulumtues.
Dy javë më parë në sipërfaqën e planetit Mars u ul anija e NASA-s, Curiosity.