NASA shpall fotografi 3D të Diellit
Florida, 7 shkurt - Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shpallur për herë të parë fotografi tredimenzionale të Diellit, të cilat mundësojnë të shihet gjithë sipërfaqja e tij.
Fotografitë janë bërë me dy sonda të cilat e kanë fotografuar Diellin nga dy anë të ndryshme.
Shkencëtarët thonë se fotografitë do të mundësojnë përparim në parashikimin e kushteve në gjithësi dhe ndikimin e tyre në Tokë, si dhe do të ndihmojnë gjatë dërgimit të misioneve të reja.
\"Për herë të parë mund t\'i shohim aktivitetet diellore në madhështinë e plotë tredimenzionale\", tha Angelos Vurlidas, anëtar i ekipit të shkencëtarëve të NASA-s.