NASA shkurton 1 200 vende pune
Florida, 4 tetor - Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, largoi nga puna 1 200 punëtorë.
Vendimi u mor me gjithë faktin se Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi buxhetin prej 19 miliardë dollarë për këtë institut shkencor, njoftoi CNN.
Shumica e të larguarve punojnë në NASA prej fillimit të viteve të 1980-ta dhe ishin të angazhuar në programet e shpikjes së fluturakeve.
Për shkak të përfundimit të programit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, supozohet se deri në vitin 2020 do t\'i humbin vendet e punës më shumë se 9 mijë punonjës.