24 Dhjetor 2024

NASA përpunoi një pëlhurë që ruan informacion

Flordia, 19 shtator - Ekspertët e NASA-s përpunuan një teknologji, e cila bën të mundur shndërrimin e rrobës së zakonshme në një mbajtëse të ngjeshur të informacionit.

Tipi i ri i pëlhurës së teknologjisë së lartë është në gjëndje të ruajë gigabajtet e të dhënave deri në 115 ditë.

Si bazë për krijimin e materialit të ri u përdorën tala bakrit me një trashësi vetëm 1 nanometer, të cilat thuren me tela po të tillë por mbuluar me oksid bakri.

Në kryqëzimet e filamente përmbahet pak platin, ndërsa oksidi i bakrit shërben si një transportues i llojit të vet i cili bën të mundur ruajtjen e të dhënave në çdo kryqëzim të telave.

Pjesa tjetër e metodës së re është shumë e ngjashme me kujtesën operative tradicionale të kompjuterave, ku për regjistrimin e të dhënave përdoret tensioni i lartë, ndërsa për leximin e tyre ai i ulët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)