NASA përgatitet për lëshimin historik për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Florida, 26 maj - Dy astronautë të NASA-s do të fluturojnë me anijen kozmike "Crew Dragon" të kompanisë "SpaceX" për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Nisja e raketës "Falcon 9" dhe anijes kozmike planifikohet të bëhet të mërkurën pasdite nga Qendra e Lëshimeve "Kennedy".
Kjo do të jetë nisja e parë e astronautëve amerikanë me një raketë amerikane nga territori i ShBA-së që nga vitit 2011.
Të dy astronautët pritet të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor brenda 24 orëve pas lëshimit.