NASA: Një stuhi gjigante diellore po vjen
Florida, 12 maj - Një njollë e madhe diellore e njohur me ermin e AR 1476, është përcaktuar nga ekspertët e NASA-s, agjencia hapësinore amerikane, si një monstër i vërtetë për shkak të përmasave që ajo mbart.
\"Gjatë këtyre ditëve ajo është konstatuar të jetë aq e madhe saqë mund të shihet me sy të lirë\", thonë zyrtarë të NASA-s që janë shprehur për mediat amerikane. Aktiviteti i kërcitjeve të saj është fotografuar dhe regjistruar nga specialistët e NASA-s.
Në brendësi të kësaj njolle gjigante diellore, ekziston një sasi energjie që shumë shpejt mund ti japë jetë erozionit më të fuqishëm diellor. Do të jenë rrezet X që do të kenë ndikim dhe në planetin tonë.
Monstra diellore AR 1476 është lokalizuar nga NASA dhe ka një diametër të barasvlershëm me më shumë se 100.000 kilometër.