NASA: Në Mars mund të ketë ekzistuar jeta
Flordia, 13 mars - NASA ka bërë të ditur se mostrat e marra nga sonda e saj Curiosity në sipërfaqen e Marsit, kanë treguar se në Planetin e Kuq mund të ketë ekzistuar jeta shumë kohë më parë.
Shkencëtarët nga Agjencia Ndërkombëtare e Hapësirës kanë publikuar gjetjet shtatë muaj pas zbarkimit të Curiosity-t në Mars dhe një muaj pasi sonda ka përdorur krahun e saj robotik për të gërmuar thellë në brendësi të një shkëmbi.
Shkencëtarët kanë thënë se Curiosity ka gjetur ujë, ashtu si edhe argjile, sulfate dhe disa minerale të tjera.
NASA po ashtu ka thënë se sonda do të shpojë një vrimë tjetër në shkëmbin e Kraterit Gale në muajin maj, për të kërkuar nëse ka komponime organike.
Më herët, sondat e NASA-s në Mars Opportunity dhe Spirit kanë gjetur po ashtu prova se në Mars dikur ka rrjedhur uji.