NASA: Në Mars bien më shumë se 200 asteroide në vit
Florida, 17 maj - Ekspertët e NASA-s kanë llogaritur numrin e asteroideve që bien mbi sipërfaqen e Marsit brenda një viti.
Aparati Mars Reconnaissance Orbiter, i pajisur me kamerën më të fuqishme në orbitën afër Marsit - HiRISE, vazhdon të filmojë Marsin që prej vitit 2006.
Shkencëtarët krahasuan fotot e rajoneve të njëjta, të bëra disa vjet më parë, dhe zbuluan 248 kratere të freskëta.
Me ndihmën e të dhënave të përftuara ekspertët arritën të llogarisin se mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq bien rreth 200 asteroide të madhësive të ndryshme në vit.
Shkencëtarët supozojnë se më parë kjo shifër ka qenë shumë herë më e lartë.