NASA ndërprenë shëtitjen e astronautëve në kozmos
Florida, 16 janar - Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA, ka njoftuar mbrëmë vonë se e ka ndërprerë shëtitjen e astronautit britanik, Tim Peake, duke e penguar ta realizoj ecjen e tij të parë të plotë në kozmos, pasi në helmetën e kolegut të tij amerikan në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, Tim Kopra, ishte zbuluar uji.
Ekuipazhi nuk është në kurrfarë rreziku ka thënë komentatori i misionit, Rob Navis, gjatë transmetimit të drejtëpërdrejt në NASA TV.
Kopra tha se uji në helmetë, që ishte paraqitur pas katër orësh të shëtitjes së paraparë prej 6 orësh e gjysmë, ishte afro 10 centimtetra i gjatë dhe 5 i lartë.
Kjo madhësi ishte për shqetësim, tha shefi i astronautëve të NASA-s, Chris Cassidy, pasi kozmonautët hynë brenda Stacionit Ndërkombëtar të Gjithsësisë në mënyrë të sigurt.
Lëvizja e astronautit Peake ka zgjuar interesim të madh në Britani, kështu që shëtitja e tij në kozmos është transmetuar direkt në shumë rrjete televizive.