NASA lanson anijen Orion
Florida, 5 dhjetor - Agjencia Amerikanë e Hapësirës NASA, ka lansuar në hapësirë anijen e saj të re, Orion.
Ky është fluturimi i saj i parë testues, në kuadër të një programi që në të ardhmen, do të mund të dërgonte astronautë në mars.
Fluturimi inaugurues i anijes pa pilot, ka nisur menjëherë pas agimit, nga qendra e hapësirës Kennedy në Florida.
Kjo është përpjekja e parë për të dërguar në hapësirë sonda që mund të bartin njerëz, prejse programi i hënës Apollo ka përfunduar në vitin 1972.
NASA shpreson, që një ditë të dërgoj astronautë në Mars, duke përdorur kapsulën Orion.
Përpjekja për të lansuar Orionin të enjten, është anuluar për shkak të erërave dhe një problemi teknik.