NASA iu bashkua kërkimit të energjisë së errët
Florida, 25 janar - Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) iu bashkua zyrtarisht projektit të teleskopit europian Euclid për kërkimin e energjisë së errët, thuhet në njoftimin e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).
Teleskopi Euclid, i planifikuar të punojë për 6 vjet, do të kërkojë gjurmët e ekzistencës së një substance hipotetike që besohet të jetë përgjegjëse për zgjerimin e "përshpejtuar" të Universit.
Lëshimi i Euclid në orbitë është planifikuar në vitin 2020 nga kozmodromi Kourou në Guianan Franceze. Teleskopi do të lansohet në orbitë me raketëmbajtësen ruse "Sojuz".