NASA gati për nisjen e anijes së hapësirës Discovery
Florida, 24 shkurt - Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka hapur dritën e gjelbër për nisjen nesër të anijes së hapësirës Discovery.
Me një vendim unanim sot, ekipi menaxher i NASA-s ra dakord të vazhdojë misionin e dërgimit në hapësirë të anijes më të vjetër shuttle.
Gjatë udhëtimit 11 ditësh, 6 astronautët do të dërgojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës furnizime, një njësi magazinimi dhe një robot. Ka plane edhe për ndërtimin e dy korridoreve për ecje në hapësirë dhe për eksperimente shkencore.
Anija Discovery u hodh për herë të parë në hapësirë në vitin 1984 dhe ka kryer fluturime me gjatësi prej gjithësej 230 milionë kilometrash, më shumë se çdo mjet tjetër fluturimi në hapësirë.