21 Dhjetor 2024

NASA fillon misionin për të studiuar asteroidet e Jupiterit

Florida, 16 tetor - NASA nisi të sot misionin e parë të saj, për të studiuar asteroidet e planetit Jupiter të quajtura Trojan, dy grupe të mëdha shkëmbinjsh hapësinorë, që shkencëtarët besojnë se janë mbetje të materialit fillestar nga i cili janë formuar planetet që ndodhen më larg diellit.

Sipas NASA-s sonda hapësinore e quajtur Lucy u nis nga Stacioni i Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida mëngjesin e së shtunës.

Misioni i Lucy-t do të zgjasë 12 vjet dhe do të studiojë një numër rekord asteroidesh. Ky është misioni i parë që eksploron “Trojanët”, mijëra objekte shkëmbore që rrotullohen rreth diellit në dy grupe, njëri prej të cilëve ndodhet përpara planetit gjigant të Jupiterit dhe tjetri pas tij.

Asteroidët Trojan, më të mëdhenjtë që njihen deri tani, e të emërtuar pas luftëtarëve të mitologjisë greke, besohet të kenë një diametër prej 225 kilometrash.

Shkencëtarët shpresojnë që misioni nga afër i Lucy-t do të ofrojë të dhëna të reja mbi mënyrën se si u formuan planetet e sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vite më parë dhe se si u krijua konfigurim i tyre i tanishëm.

Sipas NASA-s asteroidet madje mund të ofrojnë njohuri të reja mbi origjinën e materialeve organike dhe jetën në Tokë.

NASA tha gjithashtu se në historinë e eksplorimit të hapësirës ky është misioni i parë shkencor i planifikuar për të studiuar një numër kaq shumë të madh objektesh të ndryshme që rrotullohen në mënyrë të pavarur rreth diellit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)