NASA do ti paguajë rusëve 424 milionë dollarë për astronautë
Florida, 1 maj - Agjencia amerikane e hapësirës NASA do ta paguajë më shumë homologen ruse për të dërguar astronautët e saj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës(ISS).
NASA njoftoi të martën se do ti paguajë Agjencisë Hapësinore Ruse 424 milionë dollarë për të bartur gjashtë astronautë në ISS në vitin 2016 dhe në gjysmën e parë të 2017-ës.
Kjo i bie 70. 6 milionë dollarë për një astronaut, që është vlerë më e lartë sesa çmimi i deritashëm prej 65 milionë dollarësh.
Administratori i NASA-s Charles Bolden tha se po që se Kongresi do të miratonte kërkesën për përpjekjet komerciale të hapësirës, kontratat e fundit do të ishin të panevojshme.
NASA mbështetet në raketat ruse Soyuz për të bartur në hapësirë astronautët e saj, pasi që mbylli në vitin 2011 programin e vet të fluturimit në hapësirë.