NASA do të lëshojë një robot të ri eksplorues në Mars
Florida, 11 korrik - Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020.
Roboti i ri eksplorues i Marsit (ang. Mars Rover) do të merret me kërkimin e shenjave të jetës së hershme në Planetin e Kuq, do të marrë dhe do të ruajë një sasi të konsiderueshme të mostrave të ndryshme të dheut marsian për ti kthyer ato më vonë në Tokë si dhe do të demonstrojë efektivitetin e teknologjive, të cilat do të përdoren për studimet e ardhshme të Marsit me ndihmën e misioneve robotike dhe të pilotuara.
Sipas vlerësimeve paraprake, projekti do të kushtojë 1.5 miliardë dollarë.