NASA: Cunami diellor po godet Tokën
Florida, 4 gusht - I ashtuquajtur cunami diellor, i cili shoqërohet me shpërthime të mëdha në formë fishekzjarrësh në orbitën e Tokës, pritet të ndodhin gjatë këtyre ditëve të para të gushtit, duke shënuar dëme të jashtëzakonshme.
Alarmi jepet nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët pasi kanë mbajtur nën një kontroll të shtrënguar Diellin, kanë zbuluar sesi aktiviteti në sipërfaqen e tij është më i zjarrtë se zakonisht e kjo përveçse rritjes së madhe të temperaturave, do të shoqërohet edhe me hedhje të frikshme flakësh ndaj planetit të Tokës.
Kështu, fishekzjarre të vërteta janë vlerësuar ato të regjistruara këto ditë nga satelitet, që janë lëshuar drejt nesh, një fenomen që sipas NASA-s, mund të jetë i lidhur me shpërthim edhe më të mëdha në ditët e afërta.