NASA: Asteroidi gjigant kërcënon tokën në Krishtlindje
Florida, 9 dhjetor - Agjencia kozmike amerikane NASA ka njoftuar se mega Asteroidi 2003 SD220, që është në listën e prioriteteve të larta, intensivisht po vëzhgohet, ngase paraqet rrezik potencial për planetin, shkruan gazeta britanike Express.
Përplasja direkte e asteroidit gjigant do të mjaftonte për të shkatërruar një kontinent të tërë, ndërsa ekziston mundësia edhe për tërmete dhe aktivizim të vullkaneve.
Asteroidi është ndoshta edhe më i madh nga ajo çe kanë llogaritur astronomët, kurse për të nuk dihet dhe aq shumë. Sipas gazetës, goditja e asteroidit pritet në Krishtlindje, më 25 dhjetor.