NASA anulon misionin e paraparë për në Mars
Florida, 23 dhjetor - Agjencia e Gjithësisë së Shteteve të Bashkuara (NASA) e ka anuluar misionin e planifikuar për në Mars, për shkak të rrjedhjes në një instrument kryesor shkencor.
Ky instrument është i projektuar për ta matur lëvizjen në terren nëpër planetin e kuq.
Për riparimin e këtij instrumenti do të duhej një kohë e gjatë, prandaj NASA është detyruar ta anuloj misionin, i cili planifikohej për muajin mars të vitit të ardhshëm, ka njoftuar mbrëmë kjo agjenci.
Mundësia e ardhshme për lansimin e sondës InSight në Mars, do të paraqitet në maj të vitit 2018. Kjo mundësi për lansimin e misionit në planetin Mars paraqitet vetëm për pak javë në çdo 26 muaj.
Çështja e vazhdimit të misionit kërkues në Mars në vitin 2018 mbetet e paqartë, për shkak të kufizimeve buxhetore.