NASA, 1.1 miliard dollarë për tre kompani ajrore të hapësirës
Washington, 5 gusht - NASA ka deklaruar se brenda 21 muajve, tre kompani ajrore të hapësirës do të shpërblehen me 1.1 miliard dollarë amerikanë për të zhvilluar anije komerciale kozmike për të transportuar astronautë në hapësirë.
Sipas deklaratës, Kompania Boeing, SpaceX dhe Sierra Nevada Corporation do të marrin përkatësisht 460 milionë dollarë, 440 milionë dhe 210 milionë për studimin dhe ndërtimin e anijes komerciale hapësinore.
NASA ka dhënë disa herë fonde për të inkurajuar zhvillimin komercial hapësinor.