Murdoch: Gazetë vetëm për iPad
SHBA, 16 nëntor - Manjati australian Rubert Murdoch deklaron se brenda Krishtlindjeve korporata e tij mediatike do të publikojë në Amerikë të përditshmen e parë në iPad.
Në një intervistë dhënë për të gazetën \"Australian Financial Review\", Murdoch saktësoi se gazeta dixhitale do të quhet \"The Daily\". Edicioni i saj do të jetë ekskluzivisht në iPad dhe nuk do të publikohet asnjëherë në letër.
Abonimi do të kushtojë 1 dollar në javë, ose thënë ndryshe 15 cent në ditë dhe Murdoch pret që të arrijë 800 mijë abonentë.
\"Ka shumë teknologji që dalin në vazhdimësi. Kam besim që në vitin e ardhshëm iPad në qarkullim do të jenë 30-40 milionë dhe përdorues të tyre do të jenë edhe fëmijët\", tha Murdoch. Sipas manjatit gazetaria vazhdon të ketë një të ardhme të ndritur në të ardhmen.