Muaji shkurt, muaj i lëndimeve të lojtarëve të Barcelones
Barcelona, 16 shkurt - Fillimi i muajit shkurt duket të jetë katastrofal për sa i përket futbollistëve të lënduar te Barcelona. Si duket skuadrën nga Kamp Nou e ka kapluar një epidemi e lëndimeve të muskujve.
Në javët e fundit, një nga një janë lënduar pjesa më e madhe e futbollistëve katalonas, edhe atë të gjithë për shkak të lëndimeve të muskujve. Bëhet fjalë për futbollistët si Jaja Ture, Sejdu Keita, Daniel Alves, Erik Abidal dhe Çigrinski të cilët munguan edhe mbrëmë në ndeshjen me Atletiko Madridin (1:2).
Kapiteni Karles Pujoll gjithë javën e kaluar kishte dhimbje të muskujve dhe ishte në dyshim për ndeshjen me Atletiko Madridin, në të cilën ndeshje megjithatë ai ishte pjesë e skuadrës.
Por në këtë ndeshje Barcelona humbi, Keitan i cili pas vetëm 4 minutave braktisi fushën, ndërsa gjithashtu humbi edhe mesfushorin Çavi i cili për shkak problemeve me muskujt ishte i detyruar që të lëshoj fushën në minutën e 78-të, duke u zëvendësuar nga Bojan Kërkiç.
Lodhje e Jaja Tures dhe Keitas duket të jenë të logjikshme pasi që të dy ishin pjesë e përfaqësueseve të tyre në Kupën Afrikane të Kombeve. Është interesant fakti se lëndimet te skuadra e Barcelonës filluan pasi programi i ndeshjeve të kësaj skuadre ishte më i lehtë, duke pasur parasysh se Barsa pas eliminimit nga Kupa e Spanjës, ndeshje futbolli zhvillonte vetëm njëherë brenda javës.