Mozilla prezanton telefonin e ri
SHBA, 30 dhjetor - Pak ditë më parë Mozilla prezantoi modelin e ri të telefonit, Seabird.
Parashikues dhe paralajmërues i telefonëve të së ardhmes, Seabird është projektuar nga Billy May.
Telefoni punon me sistem operativ Android, ka një kamera 8MPX, ekran me prekje, projeksion të dyfishuar dhe karikim pa karikues.
Ai tërheq vëmendjen dhe zgjon interesin e të gjithëve me projeksionet në të dy anët, ndërkohë që ekrani pasqyrohet në mur tastiera mund të përdoret në çfarëdolloj vendi. Edhe kufjet Bluetooth të përdora si Mouse janë shumë zbavitëse.