Mozilla prezanton celularin 25 dollarësh
New York, 23 shkurt - Mozilla ka prezantuar telefonin e mençur që do të kushtojë vetëm 25 dollarë.
Kompania, e cila është e famshme për browserin Firefox, ka bashkëpunuar me Spreadtrum, krijues të çipave me çmim të lirë.
Derisa nuk është i fuqishëm si modelet e shtrenjta të smartphonëve, pajisje a re pranon aplikacionet dhe me të mund të përdoret edhe interneti.