Motorola prezanton modelet XPRT dhe Titanum

SHBA, 8 maj - Kompania Motrola në bashkëpunim me Sprint kanë prezantuar dy telefona të mençur XPRT dhe Titanum. Këto telefona biznesi i përkasin gjeneratës së dytë të Androidëve 2.2 dhe 2.1.
Motorola XPRT, i cili do të dalë në të gjithë pikat e shitjes së Sprint, do të kushtojë 129.9$. Ky prototip ka një ekran 3.1-inch me prekje, tastjerë një procesor 1 GHz, teknologjine 3G, një kamera në pjesën e pasme të tij që regjistron në 5 megapiksel, një memorje të integruar 2 GB, portë për kartë memorje deri në 32 GB, Bluetooth dhe WiFi.
Ndersa modeli tjetër Motorola Titanium është pasuesi i prototipit Motorola i1 dhe krahas opsioneve të modelit XPRT, ka edhe sherbimet të Googel-it për celularë.
Ende nuk dihet se kur do te dalë në treg Titanium dhe sa do të jetë çmimi i tij.