Motorola pas marrëveshjes me Google largon nga puna 4 mijë vetë
Los Angelos, 14 gusht - Prodhuesi amerikan i telefonave celularë Motorola ka njoftuar mbi shkurtimin deri në 20 për qind të stafit të vet pas gëlltitjes së kompanisë nga gjigandi i Internetit Google në fillim të këtij viti.
Si rezultat, pa punë do të mbesin rreth katër mijë veta si dhe do të mbyllet një e treta e zyrave të kompanisë në mbarë botën.
Motorola, dikur ish-lidere në tregun e pajisjeve mobile, ka humbur pozitat e veta në konkurrencën e ashpër me Apple dhe Samsung.
Në fillim të vitit 2012 Google ka përfunduar gllabërimin e Motorola, duke i paguar asaj 12.5 miliardë dollarë.