Motorët e kërkimit në internet dobësojnë kujtesën
New York, 16 korrik - Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i gjerë i motorëve të kërkimit dhe bazave të të dhënave të tilla si Google dhe IMDb.com, për të gjetur informacione, po i bën njerëzit të humbasin kujtesën.
Hulumtuesit gjetën një numër në rritje të përdoruesve që mbështeteshin në kompjuterat e tyre si një formë e \"memories së jashtme\".
Studimi, duke shqyrtuar të ashtuquajturin \"efekti Google\", zbuloi se aftësitë natyrale për të mbajtur mend ishin dobësuar, pasi interneti është bërë si \"një bankë\" që memorizon informacione të cilat ne mund ti gjejmë kur duam pa e pasur të nevojshme ti memorizojmë