Mosha mesatare e përdoruesve te Facebook-ut është 22-vjeç
New York, 15 tetor - Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka tashmë mbi një miliard përdorues, por ky nuk është fakti më interesant i tij.
Që prej shkurtit të vitit 2009 kur u prezantua për herë të parë si opsion, Facebook-u ka më tepër se 1.13 trilion pëlqime, 140 miliardë lidhje miqsh, për një miliard përdoruesish në total.
219 miliardë foto ekzistojnë aktualisht në sistem, ndërsa që prej vjeshtës së vitit 2005, kompania beson se kishte 265 miliardë foto, 17 miliardë postime me etiketim vendndodhjeje, që prej gushtit 2010.
Sipas Facebook-ut, mosha mesatare e përdoruesve është 22-vjeç. 5 vendet me numrin më të madh të përdoruesve janë: Brazili, India, Indonezia, Meksika dhe SHBA-të.