Molla e Isaac Newton shkon në hapësirë
Florida, 12 maj - Molla e Isaac Newton shkon në hapësirë. Një pjesëz e mollës së famshme që frymëzoi shkencëtarin anglez për të zbuluar gravitetin, do të fluturojë në orbitë në bordin e anijes Atlantis, e cila është me mision drejt Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar.
Molla origjinale është ruajtur në arkivin e Royal Society në Londër, por me rastin e 350-vjetorit të këtij institucionit, fryti i famshëm do të bëjë një udhëtim të jashtëzakonshëm.