23 Dhjetor 2024

Modelet e fundit të telefonisë celulare në panairin e Barcelonës

Barcelonë, 4 shkurt - Në Panairin Botëror për celularët dhe pajisje të tjera elektronike  që sapo u zhvillua në Barcelonë, Kompania Nokia paraqiti një model të ri telefoni celular të pajisur me një aparat fotografik 41 mega piksel.

Ky “smartphone” i fundit i kompanisë finlandeze ofron kështu kamerën me cilësinë më të lartë të fotografimit të vendosur në një telefon celular. Por në panairin e Barcelonës, kompania Nokia nuk është e vetmja që po paraqitet me një prodhim të ri.

Kombinimet mes një telefoni dhe një kamere janë të shumta në Panairin e Barcelonës, ekspozita më madhe e telefonisë celulare, duke tërhequr më tepër se 1 mijë e 400 ekspozues ndërkombëtarë dhe më shumë se 60 mijë vizitorë.

Kompania Nokia po paraqet modelin e fundit të telefonit Lumia, 610, i cili synon të tërheqë përdoruesit e moshave të reja. Por ylli i vërtetë i shfaqjes për kompaninë finlandeze është telefoni shumëfunksional – apo “smartphon-i” – Pureview, i cili përmban një kamera me cilësi fotografimi 41 mega pixel.

Kompania Nokia thotë se në cilësinë e tyre maksimale pamjet mund të zmadhohen pa fund pa humbur qartësinë e tyre. Telefoni Pureview 808 gjithashtu mund të filmojë video me rezolucion të lartë 1080.

Karakteristika të tjera të këtij telefoni janë: ekrani 4 polsh dhe procesori prej 1,3 GHz. Ende nuk dihet se kur telefoni Pureview 808 mund të dalë në treg.

Kompania Nokia nuk ishte e vetmja firmë telefonie që paraqiti një prodhim të ri në panairin e Barcelonës.

Zëdhënësi i kompanisë Motorola, Joel Kingsberry, thotë se modeli i tyre i ri Motorola RAZR është i veçantë.

“Ky është Motorola RAZR. I hollë në mënyrë të pabesueshme dhe i po aq i fuqishëm. Ai ka një ekran 4,3 polsh dhe ka një trashësi prej vetëm 7,1 milimetrash.”

Tipi Galaxy i Samsungut jo vetëm që bën fotografi e video por mund të përdoret gjithashtu si video projektor. Programi që përmban i lejon të rrezatojë video si edhe lojra, në shumicën e sipërfaqeve.

Ndërsa modeli Optimus 4X HD i kompanisë LG ka një procesor “four-core”, punon me bandën 4G dhe përdor versionin e fundit të sistemit Android.

Drejtori i Komunikacionit i firmës LG, Keneth Hong thotë se njerëzit presin gjithmonë e më tepër nga telefonët celularë.

“Prirja është që celularët të bëjnë sa më shumë.  Opinionet e konsumatorëve na lanë të kuptojmë që njerëzit duan të shohin gjithmonë e më shumë informacione në ekranin e celularit të tyre. Prandaj ne zhvilluam këtë që e quajmë “Pamja Optimiste”: një ekran 5 polsh.

Android është një sistem operativ i firmës Google, për pajisje si telefonat celularë dhe kompjuterat tabletë.

Drejtori i Bashkëpunimeve të Android-it, Richard Turner, thotë se ky sistem është jashtzakonisht i susksesshëm dhe se numri i atyre që e pëlqejnë atë është gjithmonë e në rritje.

“Android ka qenë shumë i suksesshëm. Aktualisht ka mbi 300 milionë përdorues në botë dhe rreth 850 mijë klientë të rinj shtohen çdo ditë. Sot, këtu në Barcelonë ne mund të shohim shumë prej atyre pajisjeve të cilat përdorin platformën tonë të fundit për telefonat celularë.”

Gjiganti japonez i elektronikës Sony u paraqit në panair me modelin e tij të parë telefonik, qysh nga koha e përfundimit të bashkëpunimit Sony-Ericsson.

Modelet e reja Xperia P dhe Xperia U kanë një procesor “dual-core” prej 1 GHz dhe do të jenë tërësisht të përdorshëm me pajisjet e tjera elektronike të firmës Sony. Kjo do të thotë se konsumatorët do të jenë në gjendje të shohin filma dhe të dëgjojnë miliona këngë nga platformat e firmës Sony “Video Unlimited” apo “Music Unlimited”.

Panairi Botëror i Teknologjisë së Lëvizshme në Barcelonë u zhvillua nga data 27 shkurt deri më 1 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)