Misioni Juno niset sot drejt Jupiterit
Florida, 5 gusht - NASA ka në plan të nis sot misionin 1,1 miliard dollarësh Juno në planetin më të madh të sistemit diellor.
Çfarë ndodh nën retë që mbullojnë Jupiterin? Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë përgjigjen kur anija hapësinore e NASA-s Juno të fillojë misionin e saj një vjeçar në orbitën e këtij planeti gjigant. Xhen Çodas është menaxhere e projektit Juno.
Këtu kam një model të anijes Juno. Struktura kryesore e saj përbëhet nga pjesa qëndrore e cila i jep shtytjen fillestare dhe shumica e instrumenteve janë vendosur në kuvertën e përparme, por pjesët e saj më të rëndësishme janë krahët mëdha me panele diellore.
Krahët e mjetit fluturues Juno janë të mbuluara me panele diellore dhe ai furnizohet nga energjia diellore gjatë pësë viteve të ardhshme që do të qëndrojë në hapësirë.
Juno do ti afrohet resë së Jupiterit në një distancë prej 5 mijë kilometrash dhe do të lëshohet nën rripin e rrëzikshëm të rrezatimit të këtij planeti.
Juno do të kalojë një vit në një orbitën polare, dhe instrumentet e saj do të studiojnë fushën magnetike, gravitetin dhe përbërjen e atmosferës së planetit si dhe bërthamën e tij.
Shkencëtarët e NASA-s thonë se informacionet e mbledhura do të ndihmojnë të mësojmë më shumë se si ka evoluar planeti i Jupiterit dhe sistemi ynë diellor.
Përmes këtyre pamjeve filmike zonja Çodas shpjegon fillimin e udhëtimit prej 640 milionë kilometërsh të Junos nga Qendra e Hapësirës Kenedi deri tek planeti gjigand.
Pesë minuta pas lëshimit do të aktivizojmë sekuencën e hapjes së krahëve më panelet dillore. Brenda 3 minutash krahët e Junos duhet të hapen dhe në se në atë moment anija nuk është e pozicionuar në drejtim të diellit, do ta rrotullojmë atë 20 gradë në drejtimin e diellit për të rikarikuar bateritë. Dhe kjo na vendos në rrugën drejt Jupiterit, thotë menaxheri i projektit, Jan Çodas.
Juno parashikohet të mbërrijë në afërsi të Jupiterit në vitin 2016 dhe mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë universin.