23 Dhjetor 2024

Minitelefonat Sony tregtohen në gjithë botën

Helsinki, 4 shtator - Dy minitelefona të rinj nga punëtoria e “Sony Ericsson-it” tashmë erdhën në shumicën e tregjeve duke “e pushtuar” tërë botën.

Telefoni i parë Xperia mini është i dimensioneve 52x88x16 milimetra, që do të thotë që ka vend për ekranin prej 7.6 centimetra. Xperia mini pro është më i madh, 53x92x18 milimetra.

Te dy modelet e kanë ekranin e ndjeshëm në prekje të teknologjisë Mobile BRAVIA, me rezolucion 320×460 pikselë. Shfrytëzojnë sistemin operativ Android Gingerbread 2.3.

Me aplikacionin e vendosur “Facebook” mund të ndani, bëni “like” dhe të rekomandoni të gjithat nga player-i juaj muzikor apo fotogaleria.

Aplikacioni, përndryshe, nuk do të guxonte të mungonte, në Android Market-in, dhe se për këto modele janë në dispozicion më shumë se 250 mijë aplikacione.

Xperia mini e ka tastierën e optimizuar e cila është rrëshqitëse dhe ofron opsionin Smart Keyboard, e cila automatikisht vënë në funksion aktivitetet e caktuara të lidhura me porosi sapo ta tërhiqni tastierën.

Është i vendosur edhe fotoaparati me 5.1 megapikselë, autofokusi dhe fotoblici. Në “Sony Ericsson” pohojnë se ky është telefoni më i vogël “i mençur” në treg me HD videoincizime.

Nën “haubën”, e te dy modeleve fshihet procesori njëbërthamësh Snapdragon, me taktin e punës prej 1 GHz, dhe e ka hapësirën edhe për microSD kartelën, me çka memorien që e keni në dispozicion mund ta zgjeroni edhe deri në 32 gigabajt.

Sony Ericsson Xperia mini ofrohet me ngjyrat e zezë dhe të bardhë, si dhe me “fytyrat e ndërrueshme” me ngjyrë të zezë, të bardhë, kaltër dhe rozë të errët.

Ndërsa Xperia mini pro është në dispozicion me ngjyrë të bardhë, të zezë, rozë dhe gri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)