23 Dhjetor 2024

Ministria e Inovacionit nënshkruan memorandum me “James Madison University”

Washington, 6 shkurt - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Beqaj do të ketë një varg takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme, si dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ministri Beqaj, gjatë ditës ka vizituar “James Madison University”, ku është pritur nga Presidenti i këtij universiteti, Jonathan R. Alger, në kampusin universitar Harrisonburg, njëri nga universitetet më të vlerësuara në SHBA, në veçanti për Qendrën për Ndërmarrësi, laboratorët dhe qasjen inovative në edukim.

Pas vizitës në këtë institucion edukativ amerikan dhe pas takimeve me dekanët, drejtorët e qendrave dhe profesorët e këtij universitetit, ministri Beqaj dhe udhëheqësit e këtij institucioni nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e Qendrave për Inovacion dhe Ndërmarrësi, programe dhe konferenca të përbashkëta, për hulumtim dhe zhvillim, shkëmbim të ekspertizës, studentëve dhe vizitave të ndërsjella studimore.

“Vizita në ‘James Madison University’ dhe Memorandumi që nënshkruam me presidentin  Alger është hap i rëndësishëm për ndërtimin e Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe për përfitimin nga  përvoja amerikane në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë”, tha me këtë rast ministri Beqaj.

Vizita e ministrit Beqaj në SHBA do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me takim të rëndësishme në Departamentin e Shtetit Amerikan, Bankën Botërore, Odën Ekonomike Amerikane.

Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA, ditën e enjte do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që mbahen në Washington. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)