28 Dhjetor 2024

Ministri Hoxhaj renditet i 15-ti në botë më aktivi në Twitter

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është ngritur lartë në renditjen botërore të liderëve më aktiv në rrjetin e madh social, Twitter.

Në studimin e publikuar të mërkurën për vitin 2014 të Twiplomacy, Hoxhaj është renditur i 15-ti nga lista prej 50-të e të renditurve, ku pos personaliteteve botërore hyjnë edhe institucione.

Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) është ngritur në renditje për 16 pozita për dallim nga vendi i 31-të sa ishte vitin e kaluar duke e bërë njërin prej politikanëve më aktiv në Kosovë,  rajon dhe Evropë në Twitter.

Sipas studimit dhjetëra faqesh, ministri Hoxhaj është i treti prej ministrave të jashtëm në botë më aktiv, pas atij francez, Laurent Fabius dhe suedez, Carld Bildt dhe ndër të vetmit ministra të jashtëm të rajonit që ka hyrë në Top 50 prej liderëve botërorë më aktiv dhe të kyçur.

Në profilin për Kosovën dhe ministrin Hoxhaj, raporti thekson se është njëri prej më aktivëve duke postuar mesatarisht tri herë në ditë dhe shumicën në anglisht.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka hapur llogarinë e tij personale në Twitter me 4 Prill 2013. Ai është mjaft aktiv duke postuar mesatarisht tri herë në ditë dhe shumica janë në gjuhën angleze. @Enver_Hoxhaj e përdor Twitterin të krijoj kontakte të dyanshme me homologët e tij nga bota.

Njëanshëm përcjell 125 liderë botërorë ndërsa me 42 prej tyre është dyanshëm i lidhur. Në çdo të tretin tweet ai përmend përdorues tjerë.

Postimi i tij më popullor është me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan pas takimit në Mars 2014 në Prishtinë. Hashtagu #Kosovo është më i përdoruri nga ministri Hoxhaj”, thuhet në studim sa i përket aktivitetit të ministrit në Twitter.

Sukseset e diplomacisë digjitale të Ministrisë së Jashtme për një kohë të shkurtër janë njohur dhe vlerësuar nga ky studim edhe për profilin tjetër në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Kosovës @MFAKOSOVO e cila është listuar e 31-ta në Top 50-të, sërish e para prej vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nuk figurojnë fare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)